Vetëm 50 mijë celularë të deklaruar, ndërsa 300 mijë ndodhen në duart e qytetarëve (Video)
Ekonomia informale vazhdon të jetë mjaftë e theksuar edhe në këtë vit. Bile bile ajo në shumë raste bëhet edhe parasyve të autoriteteve përgjegjëse për parandalimin e saj. Ditë më parë Tribuna Channel ka realizuar një kronik, ku flet se si dyqane qe shesin telefona mobil nuk lëshojnë kupona fiskal duke zhvilluar kështu ekonomi informale. Ndërkohë televizioni ka vizituar sot edhe dyqane tjera, kur për çudi vetëm në një prej tyre ka arritur të marr kupon fiskal.
Ky dyqan ku shiten celularë nuk është as 200 metra larg Administratës Tatimore të Kosovës, por nuk e ka problem që të shes produkte dhe të mos lëshoj kuponë fiskal.
Gazetarja jonë ka hyrë në dyqan për të blerë një produkt me çmim shumë të lirë ku shitësi këtu as që ka marr mundin t’i ofroj kuponin fiskal.
Blerjen e kemi bërë në mobishop “FITA” dhe kupon fiskal përveç gazetares tonë nuk kanë marrë as edhe shumë blerës të tjerë që në atë moment ishin në këtë dyqan.
Sikur mobishop “FITA” në këtë rrugë ka edhe shumë të tjerë që veprojnë njëjtë, javën që shkoj rastin e njëjtë e kishim edhe me mobishop “MANI” i cili edhe ka kërcënuar ekipin tonë.
Por, për çudi gjatë një tentimi tjetër për të blerë një telefon mobil në këtë dyqan të quajtur “ZoneMobile”, shitësi pasi morëm telefonin siç edhe mund të dëgjohet na ofroj vetë kuponin fiskal.
Edhe pse vlera e produktit të blerë në “ZoneMobil” ishte 124 euro më lartë se ajo e produktit të blerë në mobilshop “Fita” për “ZonëMobile “nuk ishte problem lëshimi i kuponit fiskal.
Për të qenë të sigurt se a lëshon kupon fiskal edhe në pikat tjera të kësaj kompanie ekipi ka bërë edhe një blerje tjetër në objektin kryesor të Postës së Kosovës ku “ZonëMobile” ka dyqanin tjetër dhe njëjtë ndodhi edhe këtu.
Në anën tjetër sipas të dhënave të doganës së vendit gjatë një viti mesatarisht importohen 60 mijë telefona, ndërkohë sipas të dhënave të operatorëve mobil janë mbi 300.000 telefona mobil të menqur në duart e konsumatorëve të tyre.
Nga kjo del një e dhënë tjetër se në vendin tonë me qindra mija telefona hynë pa respektuar procedurat doganore dhe të njëjtit shitën pa lëshuar kuponë fiskal dhe me këtë humbjet për buxhetin mund të jenë marramendëse.
Sipas Administratës Tatimore të Kosovës janë 161 biznese aktive (Mobil-Shop), të cilat janë deklaruar gjatë vitit 2017.
“Në Prishtinë duke përfshirë tri zonat janë 71 biznese aktive të deklaruara. Prej tyre vetëm 59 paguajnë tatim, me vlerë 92, 497 euro gjatë vitit 2017. Ku në tërësi janë 161 biznese, ku prej tyre vetëm 135 kanë paguar tatim gjatë vitit të kaluar”.
Nga kjo del një e dhënë tjetër se në vendin tonë me qindra mija telefona hynë pa respektuar procedurat doganore dhe të njëjtit shitën pa lëshuar kuponë fiskal dhe me këtë humbjet për buxhetin mund të jenë marramendëse.