75 Mall Live Search
15:05 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Vetëm 50 raste të reja me Covid19 sot në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se sot prej 561 të testuar, raste pozitive janë 50.

Njoftimi:

Të nderuar qytetarë,
Të nderuar kontribues e bashkëpjesëmarrës në luftimin e pandemisë,

Me përkushtimin dhe angazhimin maksimal, ka rënie të trendit të të infekuarve, ku sot nga 561 të testuar, raste pozitive janë 50.

Jemi më mirë se shumë vende të tjera në rajon, madje edhe më mirë se vendet me sistem më të avancuar shëndetësor, e kjo na bën edhe më të përkushtuar e të vendosur që ta ngrisim performancën e shëndetësisë tonë.

Të nderuarë qytetarë,

Sot, kur po i bëj 100 ditë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, dua t’ju falënderoj përzemërsisht për bashkëpunimin që kemi pasur gjatë këtyre ditëve, me të gjitha institucionet për respektimin e masave sa i përket mbrojtjes nga Covid 19.

Kam vizituar shumë qytete dhe fshatra, kam takuar shumë qytetarë, kemi folur e kemi ballafaquar argumente pro dhe kundër pranisë dhe luftimin e virusit Covid-19 në mesin tonë.
Nga të gjitha takimet me juve, në tërë vendin, rrjedh një përfundim i padiskutueshëm se të bashkuar ia dalim.