75 Mall Live Search
14:17 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Vetëm 6 nga 50 trupat e viktimave të sulmeve në Zelandën e Re iu dorëzuan familjeve për varrim

Gjashtë trupat e viktimave të sulmeve në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re janë liruar tek familjet  tyre për t’u përfunduar ceremonitë e varrimit.

Por policia kanë paralajmëruar se vetëm 12 nga 50 të vrarët  janë identifikuar zyrtarisht.

Myslimanët, të dashurit e të cilëve u vranë nga një terrorist në Zelandën e Re të premten e kaluar në dy xhami të ndryshme, kanë cilësuar se autoritete kan dështuar në kthimin e trupave të viktimave tek familjarët e tyre, transmeton Indeksonline.

Sipas zakonit islamik, të vdekurit duhet të pastrohen dhe të mbështillen me rroba para se të varrosen.

 Policia tutje ka paralajmëruar se ka mundësi të vonesave të tjera, duke thënë se po bëjnë gjithçka që munden që trupat e viktimave t’i kthehen familjarëve./Indeksonline/