10:33 / E Diele, 24 Tetor 2021 / LB

Vetëm 67 pacientë me COVID-19 po trajtohen në tërë Kosovën

11 qytetarë nga Shqipëria po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim nga COVID-19, janë 67 pacientë, prej tyre 28 me oksigjeno-terapi dhe 6 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 11 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë, post-covid Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë Spitali i Gjakovës, 11 pacientë Spitali i Pejës, 2 pacientë Spitali i Gjilanit, 3 pacientë Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë Spitali i Ferizajt, 4 pacientë