08:23 / E Shtunë, 25 Maj 2019 / indeksADMonline

Vetëm Barcelona dhe Real Madrid fitojnë më shumë se vendi i fundit i Premier Ligës nga të drejtat televizive

Gazeta spanjolle “AS” ka publikuar një listë me përfitimet nga të drejtat televizive të ekipeve në La Liga dhe Premier Ligë.

Ajo që bie në sy është se vendi i fundi në Premier Ligë, Huddersfield fiton më shumë para se 18 ekipe të La Ligas. Vetëm Barcelona dhe Real Madrid fitojnë më shumë, transmeton Indeksonline.

Ekipi që fitoi më së shumti në Premier Ligë nga të drejtat televizive ishte Liverpool me 167 milionë euro. Ndërsa në pozitën e dytë është kampioni i Anglisë, Manchester City me 165 milionë euro.

Në La Liga, Barcelona është ekipi me më së shumti fitime. Ata kanë fituar 143 milionë euro. Kurse Real Madrid ka 137 milionë.

Vendi i fundit i Premier Ligës, Huddersfield ka arritur të fitoj 103 milionë euro. Ndërsa vendi i dytë në La Liga, Atletico Madrid ka fituar 102 milionë euro. /Indeksonline/