75 Mall Live Search
14:54 / E Enjte, 16 Tetor 2025 / S Z

Vetëm brenda tetë muajve mbi 1 mijë çifte i dhanë fund martesës së tyre!

Nga janari deri në gusht të këtij viti, 1 mijë e 050 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Ndërsa vetëm gjatë muajit gusht janë shkurorëzuar 97 çifte, e që krahasuar me një muaj më parë, pra muajin korrik, ka rënie të numrit të shkurorëzimeve, pasi që në muajin korrik janë regjistruar 177 raste të shkurorëzimeve.

“Ndërsa sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura ë Kosovë për muajin Gusht janë 97 raste, krahasuar me muajin Korrik kemi rënie të numrit të çifteve të shkurorëzuarve për (45.2 %)”, thuhet në raportin e ASK-së.

Sipas të dhënave të ASK -së për muajin gusht, me numër të shkurorëzimeve prin qyteti i Pejës me 10 raste, pasuar nga Gjilani me 9 raste, Rahoveci me 8 raste dhe Gjakova e Klina me nga 7 raste të shkurorëzimeve./Indeksonline/