Vetëm disa javë kohë për arritjen e marrëveshjes Kosovë- Serbi, thotë Petrit Selimi

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe udhëheqës i Fondacionit të Milleniumit në Kosovë, Petrit Selimi ka thënë se sipas burimeve që ai ka, Kosova dhe Serbia kanë vetëm disa javë për të arritur marrëveshje.
Selimi në një shkrim në Twitter ka thënë se nuk janë të vërteta deklarimet se i gjithë viti është në dispozicion për marrëveshje.
“Burimet e mia thonë që dy shtetet Kosova dhe Serbia kanë disa javë për t’u pajtuar dhe për të nënshkruar.” – ka shkruar Selimi.
Në anën tjetër, Bashkimi Evropian ka konfirmuar se më 27 shkurt do të ketë takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
For folks who may expect we have a full year to reach an agreement based on 🇫🇷 🇩🇪 🇪🇺 🇺🇸 proposal, well… we don’t. The next crisis is just behind the corner, namely organization of local elections in north. My sources say two countries Kosovo & Serbia have weeks to agree & sign.
— Petrit Selimi (@Petrit) February 21, 2023