Vetëm ditën e parë, janë shpenzuar 29.38 % e vaksinave kundër gripit në Prizren
Si pasojë e gripit sezonal, në vendin tonë ka nisur edhe vaksinimi.
Sipas Qendrës Kryesore të Vaksinimit, e cila funksionon në kuadër të QKMF-së, dje në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare ka nisur shpërndarja dhe dhënia e vaksinës kundër gripit sezonal për pacientët me rrisk më të madh për t’u prekur nga ky lloj gripi.
Një numër i madh i të prekurve nga gripi, janë drejtuar qysh në ditën e parë në instutcionet gjegjëse në Prizren.
Madje sipas drejtorit të QKMF-së në këtë komunë, Visar Shehu, dje janë shpenzuar afër 30 përqind e vaksinave.
“Në të gjithë rrjetin e njësive shëndetësore në Komunën e Prizrenit sapo
u informomova se vetëm dje janë vaksionuar 1910 pacientë me vaksinë kundër
gripit.
Për një ditë janë shpenzuar 29,38% të vaksinave”, ka bërë të
ditur Shehu, përcjellë Indeksonline.
Derisa në këtë komunë janë paraparë të ipen në total 6500 vaksina.
Ndryshe, javën e kaluar, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dëshirojnë të rikujtojnë dhe informojnë qytetarët e Kosovës se, në funksion të parandalimit të gripit sezonal, MSH-ja i ka porositur rreth 100 000 vaksina kundër gripit (prej tyre 500 doza pediatrike), të cilat janë porositur përmes shërbimeve të prokurimit të UNICEF-it./Indeksonline/