10:19 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Vetëm dje në tërë Kosovën u arrestuan 33 persona që nuk respektuan orën policore

Në bazë të raportit të Policisë së Kosovës gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 33 persona në territorin e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Ata nuk e respektuan vendimin e Qeverisë për të mos dal nga shtëpia pas orës 17:00 deri në 06:00.

Qyteti që prin me numrin më të madh të të arrestuarve për shkak të mos respektimit të dispozitave të Qeverisë është  Prishtina.

Më poshtë mund të gjeni arsyetimet e kosovarëve që ranë në pranga për shkak të mos respektimit të kufizimit të lëvizjes:

Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 02.04.2020-13:30. Është arrestuar i dyshuari
mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, duke shërbyer kafe nga kafiteria, në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


Lagjja Padalishtë, Graqanicë 02.04.2020-18:00. Nga njësiti policor në rrugë
janë hasur dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët kishin vepruar në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor ti cilët pas intervistimit në konsultim me prokurorin rasti kalon në procedurë të rregullt.


Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 02.04.2020-20:00. Nga njësiti policor në
rrugë me veturë është hasur dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk e kishte respektuar urdhrin e qeverisë për ndalesën e qarkullimit për shkak të virusit Covid -19. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar, rasti kalon në procedurë të rregullt.


Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 02.04.2020-21:05. Nga njësiti policor janë
hasur dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar të cilët nuk e kishin respektuar urdhrin e qeverisë për ndalesën e qarkullimit për shkak të virusit Covid -19. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar, rasti kalon në procedurë të rregullt.


Rr. Bajram Bahtiri-Prishtinë 01.04.2020-20:40. Gjatë një pike kontrolli
njësiti policor ka ndaluar veturën me targa vendore të cilën e drejtonte personi mashkull kosovar dhe i njëjti ka poseduar leje qarkullimi nga ATK-ja. I njëjti është arsyetuar se po i dërgon disa gjëra bashkëshortes së tij e cila është pjesë e stafit mjekësor në QKUK dhe i njëjti është liruar. Më datën e lartcekur në ora 22:00 në stacion të policisë është kontrolluar lista e personave që janë në vet izolim dhe ka rezultuar se i dyshuari i lartcekur është pjesë e asaj liste. Është kontaktuar pala dhe është udhëzuar që të vet izolohet dhe ndaj tij me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti .


Rr. Skenderbeu, Podujevë 02.04.2020-21:30. Nga njësiti policor në rrugë me
veturë janë hasur tre të dyshuar meshkuj kosovar të cilët nuk e kishin respektuar urdhrin e qeverisë për ndalesën e qarkullimit për shkak të virusit Covid -19. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti kalon në procedurë të rregullt.

Rr. Muharrem Ibrahimi, Gjilan 02.04.2020-02:40. Janë arrestuar dy të
dyshuar (njëri i mitur) meshkuj kosovar pasi të njëjtit kanë kryer veprën e cekur duke lëvizur (në këmbë) në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së. Me vendim të prokurorin të dyshuarit pas intervistimit dhe kontrolleve mjekësore janë dërguar në mbajtje.


Rr. Skënderbeu, Kamenicë 02.04.2020-13:27. Gjatë patrullimit njësiti
policorë ka ndaluar dy persona meshkuj kosovar të fshatit Topanicë, fshat ky i cili është në karantinë. Te dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Fsh. Reshtan, Suharekë 02.04.2020-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili së bashku me dy të dyshuar tjerë nga njësiti policor janë hasë duke luajtur dhe konsumuar pije alkoolike në oborrin e shkollës duke mos respektuar vendimin e qeverisë për kufizimin e kohës së lëvizjes për shkak të virusit Covid -19. I dyshuari i kishte sulmuar fizikisht dy zyrtar policor dhe i kishte penguar në kryerje të detyrës. Si pasoj e sulmit i dyshuari dhe dy polic kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Njëri prej të dyshuarve me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Sadik Rexha, Prizren 01.04.2020-NN. I dyshuari mashkull kosovar është
shoqëruar në stacioni policor nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur. Në konsultim me shërbimet shëndetësore emergjente, i dyshuari është vendosur në vet izolim.

Rr. UÇK-së, Rahovec 02.04.2020-09:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull
kosovar pronar i një kafiterie i cili së bashku me katër të dyshuar tjerë meshkuj kosovar, janë hasur në lokalin e të dyshuarit duke pirë kafe, në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari- pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.


Fsh. Novobërdë, Malishevë 01.04.2020-18:00. Janë arrestuar dy të dyshuar
meshkuj kosovar pasi të njëjtit kanë kryer veprën e cekur, duke lëvizur me veturë në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së. Të dyshuarit, pas kontrolleve mjekësore pasi nuk kanë pasur simptoma të virusit Covid-19, janë liruar në
procedurë të rregullt.


Rr. Nëna Terezë, Gjakovë 02.04.2020-10:40. Është arrestuar i dyshuari
mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, duke shërbyer kafe
nga kafiteria, në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


Rr. Sadik Stavileci, Gjakovë 02.04.2020-09:30. Është arrestuar i dyshuari
mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, duke shërbyer kafe nga kafiteria, në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Xhelal Hajda, Rahovec 02.04.2020-17:25. Janë arrestuar dy të dyshuar
meshkuj kosovar të cilët pa ndonjë arsye kishin dalë në rrugë dhe nuk kishin respektuar urdhrin për masat e marra nga qeveria e RKS-së. Të dyshuarit janë dërguar në QKMF Malishevë të cilët janë kontrolluar nga stafi mjekësor të cilët nuk kanë pasur simptoma të virusit Covid -19. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë .

Rr. Mbreti Bardhyl, Mitrovicë 02.04.2020 – 14:44. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët pa ndonjë arsye kishin dalë në rrugë dhe nuk kishin respektuar urdhrin për masat e marra nga qeveria e RKS-së. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.


Zubin Potok 01.04.2020-NN. Është konstatuar se e dyshuara femër kosovare me vendbanim në Klinë nuk ka respektuar urdhëratë që të qëndroj në Klinë pasi që qyteti ka qenë në karantinë. E dyshuara kishte udhëtuar nga Klina në Zubin Potok te bashkëshorti i saj jashtë martesor. Është vërtetuar se e dyshuara kishte kaluar disa herë kufirin në Bërnjak nga Kosova për në Serbi dhe anasjelltas. Janë identifikuar personat me të cilët e dyshuara ka pasur kontakt, prokurorit kujdestar ka urdhëruar
qe personat e lartcekur të vet izolohen si dhe është iniciuar rasti.