Vetëm dje/ Policia shqiptoi mbi 2 mijë gjoba

Një numër i madh i qytetarëve dje janë gjobitur nga Policia e Kosovës për kundërvajtje në komunikacion.
Policia e Kosovës gjatë 24 orëve ka shqiptuar 2360 tiketa trafiku, shkruan IndeksOnline.
Kurse, 230 tiketa të shqiptuara në bazë të ligjit anticovid19.
Në bazë të raportit 24 orësh, dje janë arrestuar 30 persona kurse 12 janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/
