13:08 / E Premte, 11 Qershor 2021 / OSH

Vetëm dje u konfiskuan 507 patentë shoferë!

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë sanksionuar 507 shoferë, shkruan IndeksOnline.

“Vetëm më 10.06.2021, për mos respektim të shpejtësisë së kufizuar janë sanksionuar 507 shoferë”, thuhet në njoftim.

Kurse, dje në rrugët e Kosovës janë gjobitur 2 275 shoferë për thyerje të rregullave të trafikut.

Një kontribut të madh për të përmirësuar gjendjen në rrugët e Kosovës po e jep edhe “IndeksOnline” duke publikuar video të veturave që bëjnë shkelje të rregullave të komunikacionit.