Vetëm dy Kombëtare nuk kanë asnjë lojtarë vendi në Euro-n 2024

Kanë mbetur edhe dy ditë deri në ndeshjen e parë të Euro-s 2024 që mbahet në Gjermani.
Duke analizuar një publikim të CIES, shohim se vetëm dy Kombëtare pjesëmarrëse në Euro 2024 janë pa asnjë lojtarë vendor, shkruan Indeksonline
Kur themi për vendor, bëhet fjalë për lojtarët që nuk janë pjesë e ligave vendore të këtyre shteteve dhe në këtë mes është Shqipëria.
Përveç Shqipërisë që në radhët e veta nuk e ka asnjë lojtarë që luan në Superiore është edhe shteti i Danimarkës.
Lojtarët e këtyre dy shteteve luajnë në ligat më të forta të Europës, e disa edhe në Rusi apo në Korenë e Jugut.
Dy shtetet e tjera që i afrohen Shqipërisë dhe Danimarkës, janë Gjeorgjia dhe Zvicra – por kjo dyshe ka vetëm 92 për qind të lojtarëve që luajnë jashtë vendit, kurse 8 për qind luajnë në ligat vendore./Indeksonline/
