Vetëm dy raste pozitive me Covid-19 në Premier League

Në raundin e fundit të testeve për Covid-19, vetëm 2 persona kanë rezultuar pozitiv.
2,915 futbollistë, trajnerë dhe anëtarë të stafit janë testuar në përgjithësi.
Gjatë këtij sezoni janë kryer 45,457 teste dhe 242 persona kanë dalë pozitiv, që i bie 0.5% nga totali, shkruan Indeksonline.
Pra lakorja e rasteve ka pësuar rënje të ndjeshme në krahasim me periudhën dhjetor 2020 – janar 2021.
/Indeksonline/