75 Mall Live Search
22:25 / E Hënë, 13 Tetor 2025 / Burim

Vetëm edhe 10 minuta lojë, Kosova gjithnjë e me afër fitores ndaj Suedisë

Kanë kaluar 80 minuta lojë në ndeshjen mes Suedisë dhe Kosovës, e cila po zhvillohet në stadiumin “Nya Ullevi” të Goteborgut.

Dardanët po vazhdojnë të mbrojnë me disiplinë dhe po kërkojnë të ruajnë epërsinë historike ndaj suedezëve, ndërsa vendasit po shtojnë presionin në kërkim të barazimit.

Loja po zhvillohet me intensitet të lartë, me shumë duele në mesfushë dhe reagime të shpejta në të dyja anët e fushës.