75 Mall Live Search
11:42 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / C E

Vetëm fitorja e shpëton Barcelonën

Barcelonës i duhet më shumë se kurrë më parë fitorja sonte.

Gjiganti katalunas gjendet në situatë të palakmueshme para përballjes së sontme me Interin.

Aktualisht, “Blaugrana” i kanë 3 pikë nga 3 ndeshje dhe gjenden në vendin e tretë, kurse Interi është i dyti me tri pikë më shumë.

Javën e kaluar, “Nerazzurri” e fituan ballafaqimin e parë.

E tash, ekipi i Xavi Hernandezit nuk ka alternativë tjetër pos fitores, nëse dëshiron të mbetet në garë për t’u kualifikuar.

Barça do të përballet edhe në këtë lojë me disa lëndime, sidomos në mbrojtje

Megjithatë, për katalunasit nuk ka asnjë arsyetim.

Nga ana tjetër, Interit do t’i shkonte për shtati edhe një barazim në “Camp Nou” për ta ruajtur pozitën e dytë që çon tutje.

Në duelin tjetër të Grupit C, Bayerni me një fitore eventuale ndaj Viktoria Plzenit mund të kualifikohet në fazën tjetër.

Në Grupin A, Napoli pa Amir Rrahmanin mund të shkojë tutje po ashtu nëse e mund Ajaxin në shtëpi.

Nga ky rezultat tutje do të ecte edhe Liverpooli, nëse e mund Rangersin në udhëtim.

Sonte do të luhen edhe ndeshjet e Grupeve B e D.