07:56 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vetëm gjysmë gote verë ju rrezikon nga çmenduria

Pirja e një gjysmë gote vere apo deri në tre sosh, në javë, është e mjaftueshme për të rritur rrezikun e sëmundjes së çmendurisë.

Kështu thotë një studim i fundit në SHBA, në të cilin janë eksperimentuar 13 mijë të rritur, e llogaritet të jetë hulumtimi më i madh i llojit të vet që ka treguar se si edhe nivelet e ulëta të alkoolit mund të dëmtojnë trurin.

Burrat dhe gratë që pinë pak më shumë se një njësi alkooli në ditë pësuan një rënie të ndjeshme në aftësinë e trurit për të funksionuar gjatë katër viteve.

Një njësi e alkoolit është ekuivalente me rreth gjysmën e një gotë verë prej 175ml.

Temat: