08:26 / E Hënë, 05 Korrik 2021 / C E

Vetëm imagjinoni, Ibrahimovic në krah të “Fenomenit”

Edhe pse 39 vjeçar, Zlatan Ibrahimovic vazhdon të jetë aktiv me futboll.

Sulmuesi suedez është duke u përgatitur për sezonin e ri me Milanin, ku kësaj here do të garoj edhe në Ligën e Kampionëve.

Ai ka postuar një fotografi në rrjetet sociale së bashku me njërin nga më të mirët në histori të futbollit, Ronaldon e madh.

“Vetëm imagjinoni”, ka shkruar Ibra në Facebook.

Ronaldo konsiderohej si Fenomen në kohën e tij të artë por fatkeqësisht u përball me shumë lëndime. /IndeksOnline/