Vetëm javën e kaluar u dënuan 100 operator ekonomikë për mosrespektim të masave anticovid

Lamir Thaçi, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar se po vazhdon shqiptimi i gjobave për personat dhe bizneset të cilat nuk po i respektojnë masat antiCovid, shkruan IndeksOnline.
Ai në një prononcim për IndeksOnline ka konfirmuar se gjatë javës se kaluar në gjithë territorin e Kosovës janë shqiptuar mbi 100 gjoba vetëm për operator ekonomikë.
Thaçi tha se mbikëqzrje më të rreptë për respektimin e këzre masave është bërë në sektorin e gastronomisë.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes Inspektoratit Sanitar ka vazhduar kontrolli për mbikëqyrje të zbatimit të masave COVID sipas vendimeve të Qeverisë së Kosovës Nr. 01/35 të datës 12.09.2021 dhe Nr. 01/37 të datës 24.09.2021 qe ka hyrë ne fuqi nga data 27.09.2021. Për ndalimin e grumbullimit të njerëzve mbi numrin e lejuar gjithmonë duke plotësuar kushtet e vendimit, ruajtjen e distancës, mbajtjen e maskës dhe higjienën e hapësirave të cilat kanë shërbyer për qytetar respektimin e orarit të punës, mos lejimin e tejkalimit të numrit të personave në hapësirat të mbyllura duke përfshire edhe mbikëqyrjen e posedimit të certifikatës se vaksinimit apo testin PCR siç kërkohet ne vendim për stafin e operatorëve ekonomik dhe klientët qe shërbehen ne hapësira të mbyllura . Mbikëqyrje me e rreptë i është bërë sektorit të gastronomisë, vlerësuar si pik kritike kontrolli, hapësira ku kontakti mes njerëzve është me i afërt.
Gjatë javës se kaluar në gjithë territorin e Kosovës janë shqiptuar mbi 100 gjoba vetëm për operator ekonomikë. Arsyet e gjobitjes kanë qen të ndryshme. Secila pikë e vendimit qe është shkelur janë ndëshkuar”,tha ai./IndeksOnline/