11:25 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vetëm Kim Kardashian dhe Selena Gomes para Cristiano Ronaldos (Foto)

Cristiano Ronaldo është futbollisti që përfiton më së shumti nga reklamat, shkruan indeksonline.

Portugezi përveç pagës shumë të lartë te Real Madrid, ai përfiton një shumë të madhe edhe nga Instagrami.

Sipas një studimi nga Hopper, ylli i Realit i cili ka 116 milionë ndjekës fiton 350.000 euro për vetëm një postim të sponzoruar, duke e vendosur atë të tretin në “listën e pasur të Instagram-it” si mashkulli me fitimin më të lartë në botë.

Të vetmit dy të famshëm përpara tij janë pop yll dhe aktorja Selena Gomez në  482,000 euro për post dhe mbretëresha e vërtetë Kim Kardashian në 438,000 euro për post.

Në fakt, familja Kardashian-Jenner përbëjnë gjysmën e top dhjetëshes.

I vetmi mashkull tjetër në top 10 dhe i vetmi sportist tjetër është ylli i NBA, LeBron James, i cili mund të fitojë 105.000 euro për post. /IndeksOnline/

 

@coach family

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez) on