14:57 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vetëm ky detaj në veshjen e Duas kushton 84.000 euro!

Dua Lipa mori pjesën natën e mbrëmshme ne ndarjen e çmimeve “Britishgq” ku mori edhe një çmim.

Kurse, ajo u komentua goxha edhe për veshjen e saj, ku e shohim shumë të bukur dhe në formë.

Veshur me fustanin ngjyrë leopardi dhe të kombinuar me taket e larta, Dua dukej shumë në formë. Por vetëm fustani i saj kushtonte 3990 euro dhe sandalet e saj 895.

Por në krahasim me këto, çmimi i vetëm një byzylyku të saj kushton 84.000 euro dhe ora nga “Panthere de Cartier 19.100 euro, duke vazhduar me byzylykun tjetër 3.900 euro dhe unazat njëra 2.170 euro dhe tjetra 1.020 euro./Indeksonline/

Temat: