20:28 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vetëm Messi e Ronaldo më të mirë se kundërshtari i Feronikelit

Feronikeli po luan kundër skuadrës uellisane TNS në ndeshjen e fazës së parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Futbollisti kryesor te kundërshtarët është 29 vjeçari, Greg Draper, shkruan Indeksonline.

Sulmuesi nga Zelanda e re është top golashënuesi i Premierligës uellisane.

Ai madje krahasohet me yjet e futbollit si Ronaldo e Messi sa u përket golave të shënuar.

Draper ka një mesatare prej 0.73 gola për ndeshje, ose 168 gola të shënuar në 228 paraqitje me The New Saints.

Në futbollin evropian vetëm Messi (0.88) dhe Ronaldo (0.78) kanë mesatare më të mirë të golave.

Megjithatë kjo nuk e bën atë futbollist të kalibrit të lartë duke marrë parasysh ligën ku luan. /IndeksOnline/

Draper ka fituar Këpucën e Artë në dy sezonet e kaluara në Wells