16:20 / E Mërkurë, 03 Nëntor 2021 / AR

Vetëm në 1 minutë; Si të lironi hundët e bllokuara

Tani sapo ka hyrë periudha e gripit dhe një nga simptomat më të bezdisura janë dhe hundët e bllokuara.

Sipas virozës së stinës bllokimi i tyre zgjat edhe pasi temperatura është larguar. Nëse për ju nuk ka funksionuar asgjë apo asnjë ilaç ndoshta kjo mënyrë do t’ju ndihmojë:

Vendosni napa të ngrohta tek hunda: Merrni një napë ose top pambuku dhe ngroheni.

Vendoseni mbi hundë, kujdes temperatura duhet të jetë e përshtatshme aq sa ta durojë lëkura. Nxehtësia shkrin mukuset e ngurta. Pas këtij veprimi lani hundën me ujë të ngrohtë dhe kripë.