75 Mall Live Search
16:40 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Vetëm në gjashtë vende të botës meshkujt dhe femrat i kanë drejtat e barabarta

Suedia, Franca, Belgjika, Danimarka, Letonia dhe Luksemburgu po cilësohen si vendet që i kanë të drejtat e barabarta për dy gjinitë.

Sipas raportit global  nga Banka Botërore këto vende sigurojnë barazinë ligjore dhe ekonomike në tetë fushat kyçe si paga, jeta familjare dhe qasja në tregun e punës.

Britania e Madhe dhe SHBA-të nuk arritën që të hyjnë në 50 vendet e para sipas raportit.

Në vend të fundit për barazi gjinore ishte vendosur Arabia Saudite. Sipas Bankës Botërore, femrat në Arabi gëzojnë vetëm një të katërtën e të drejtave të njëjta me meshkujt./Indeksonline/