Vetëm një gol në dy ndeshje në pjesën e parë

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, të vlefshme për 1/8-tën e finales ku po ballafaqohen Milani me Tottenhamin dhe PSG me Bayernin.
Vetëm një gol është realizuar në 45 minutat e para dhe ai erdhi në stadiumin “San Siro”, aty ku Brahim Diaz i dha epërsinë Milanit ndaj Tottenhamit pas vetëm shtatë minutave lojë.
😂 Brahim Diaz with a diving header?!pic.twitter.com/wTB30wkmJa
— SempreMilan 🏆 (@SempreMilanCom) February 14, 2023
Ndryshe nga ballafaqimi në Itali, në atë në Francë nuk është realizuar asnjë gol, por nuk po mungon spektakli nga të dy skuadrat që po kërkojnë golin e epërsisë, edhe pse janë gjermanët ata që po e dominojnë lojën në fushë.