75 Mall Live Search
13:10 / E Enjte, 15 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Vetëm një klub i gatshëm të paguaj tarifën e Depay

Memphis Depay do të rikthehet në stërvitjet e Barcelonës javën e ardhshme. Sulmuesi holandez, i cili ka qenë në Kupën e Botës në Katar me vendin e tij, do të takohet me Xavi Hernandez për të folur për situatën dhe të ardhmen e tij përpara dritares së janarit. Klubi nuk ka ndërmend ta lërë të largohet falas, edhe pse kontrata e tij përfundon më 30 qershor 2023.

Megjithatë, vetëm një klub deri më tani ka treguar vullnet për të paguar një tarifë transferimi. Ajo vjen nga skuadra turke Galatasaray, e cila është shumë e interesuar për të marrë shërbimet e ish-sulmuesit të Lyon dhe Manchester United.

Memphis vështirë se do të qëndrojë të Barcelona këtë sezon. Ai ka bërë vetëm tre paraqitje zyrtare, edhe pse pjesërisht kjo është edhe për shkak të lëndimeve.

Ai nuk donte të largohej në verë, pavarësisht faktit se Xavi e bëri të qartë se do të kishte një rol dytësor duke pasur parasysh grupin e sulmuesve në Camp Nou.

Barça nuk do ta lërë të largohet falas siç dëshiron Memphis, pasi do t’i lejonte të kërkonte një kontratë tjetër.  Klubi i Galatasaray, për momentin, nuk e josh atë. /IndeksOnline/