Vetëm një pikë në “San Siro”, shkëlqen Loftus-Cheek

Skuadra e AC Milan nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Bolognas 2:2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Serie A.
Mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi në minutën e 29’të. Gol shënoi Zirkzee, shkruan Indeksonline
Në minutën e 45’të, ishte mesfushori anglez, Ruben Loftus-Cheek që shënoi golin e barazimit.
Në pjesën e parë, “kuqezinjtë” humben një penallti. Ishte Giroud ai që gaboi nga 11-metërshi.
Ruben Loftus-Cheek scoring for fun of late 😁#CFCSocial | #CFC pic.twitter.com/LMPnwVo29f
— The Chelsea Social (@TheChelsSocial) January 27, 2024
Pjesa e dytë i takoi Milanit, ku shënoi një gol dhe humbi një penallti.
11-metërshin e humbi Theo Hernandez, kurse golin e shënoi Loftus-Cheek.
Goli i barazimit erdhi në minutat shtesë, ku Orsolini shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Me këtë barazim, Milan mbetët në pozitën e tretë me 46 pikë, kurse Bologna në pozitën e shtatë me 33 pikë./Indeksonline/