19:46 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vetëm një portokall në ditë, ulë 60 për qind rrezikshmërinë për verbëri

Të hani vetëm një portokall në ditë mund të parandalojë shkakun e zakonshëm të verbërisë, sugjeron kërkimi i ri.

Portokalli zvogëlon rrezikun e njerëzve për të zhvilluar degjenerimin makular të lidhur me moshën, i cili ndikon në vizionin qendror me 60 për qind, zbuloi një studim.

Autori kryesor, profesor Bamini Gopinath, nga Universiteti i Sidneit, tha: “Të dhënat tregojnë se flavonoidët e gjetur në portokall duket se ndihmojnë në mbrojtjen nga sëmundja. Ata janë antioksidantë të fuqishëm që gjenden pothuajse në të gjitha frutat dhe perimet dhe kanë përfitime të rëndësishme anti-inflamatore për sistemin imunitar”./Indeksonline/