“Vetëm një skuadër luajti sonte”, trajneri i Brightonit kritikon Arsenalin
Trajneri i Brightonit, Fabian Hürzeler reagoi pas humbjes minimale 0:1 ndaj Arsenalit, duke lënë të kuptohet se ishte i pakënaqur me mënyrën se si u zhvillua ndeshja.
Pas përfundimit të takimit, ai deklaroi:
“Ka qenë vetëm një skuadër që u përpoq të luante futboll sot. Unë kurrë nuk do të jem ai lloj trajneri që përpiqet të fitojë në atë mënyrë.”
Kur Mikel Arteta e mori vesh këtë deklaratë nga gazetarët në konferencë, vetëm tha “a keni pyetje tjetër”.
Arsenali me këtë fitore shkoi në kuotën e 67 pikëve në pozitën e parë, shtatë më shumë se Manchester City që barazoi 2:2 ndaj Nottinghamit./Indeksonline/

