16:44 / E Diele, 07 Nëntor 2021 / AR

Vetëm një viktimë nga Covid-19 gjatë kësaj jave

Gjatë kësaj jave në Kosovë 110 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Brenda kësaj periudhe kohore, vetëm një person ka vdekur, raporton Indeksonline.

Kurse, 88 persona janë shëruar nga ky virus.

Në total numri i rasteve aktive është 460.

Në anën tjetër është duke vazhduar procesi i vaksinimit, kudo në Kosovë, pa termine.

Po ashtu, është duke u bërë vaksinimi edhe përmes ekipeve mobile, për çka gjithashtu nuk duhet caktuar termin paraprakisht.

Në Kosovë vaksinimi kundër Covid-19 është i lejuar për të gjithë qytetarët nga mosha 12 vjeç e lart./Indeksonline/