08:43 / E Martë, 27 Tetor 2020 / V R

Vetëm papuçet ‘Versace’ Majkut i kushtojnë mbi 200 euro

Femrat e estradës krahas karrierës së tyre dhe pamjes fizike janë të komentuara edhe për veshjet e kushtueshme.

Por, jo vetëm femrat janë ato që i kushtojnë rëndësi paraqitjes së jashtme, janë edhe disa nga meshkujt që veshjen me stil dhe të shtrenjtë e kanë një nga primaret.

Një nga ta është artisti i mirënjohur, Majk që hyn në mesin e meshkujve më me stil shqiptar,  madje ato që vesh ai nuk janë edhe aq të lira.

Çmimet për një nga veshjet e tij i ka publikuar faqja e njohur “what they wearin” , sipas kësaj faqe këmisha që reperi ka të veshur janë nga marka Zara dhe kushtojnë 29,95 euro, vetëm rri që ka nga marka Gucci i kushton 310 euro,  pantallonat e shkurtër nga Zara 29,95 euro, ndërsa papuçet nga marka Versace 230 euro./Indeksonline/