Pastrohet puseta në lagjen “Spitali” pas 2 muajsh, falë organizimit të banorëve

Banorët e lagjes “Spitali” në Prishtinë, ka dy muaj që po përballen me prishjen e një pusete. Bëhet fjalë për rrugën “Ukshin Kovaçica”, ku një puset e pa pastruar po u shkaktonte telashe këtyre banorëve.
Ata janë ankuar në adresë të IndeksOnlinet duke thënë se kjo puset dhe dëmi që ajo bënte ishte neglizhuar nga organet komunale dhe se gjendja është sanuar vetëm falë organizimit të banorëve.
IndeksOnline ju sjell pamje:

