16:17 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vetëm për një përqafim, këngëtarja shkakton reagime të ashpra në Arabinë Saudite

Një femër e cila ishte pjesë e jurisë së një shfaqje talentësh në Arabinë Saudite ka shkaktuar zemërim të madh vetëm për një përqafim.

Ahmad Gaseri u emërua fitues i ‘Najem Al Saudia), apo ‘Ylli i Arabisë Saudite’ gjatë fundjavës, transmeton Indeksonline.

Por, Waed , këngëtarja 41 vjeçare, e cila ishte pjesë e jurisë në këtë shou, shkaktoi reagim në rrjetet sociale pasi ajo e përgëzoi fituesin me një përqafim.

Waed, emri i vërtetë që është Hanan Baker Younis, u pa duke përqafuar Gaserin dhe duke prekur faqet e tij .

Komentet e shumta ishin se si ajo ka mundur ta përqafojë atë, dhe disa prej tyre madje kërkuan që ajo të dënohet./Indeksonline/