75 Mall Live Search
10:59 / E Shtunë, 16 Korrik 2022 / MSH

Vetëm Rusia e Ukraina inflacion më të madh se Kosova, Abdixhiku: Popullisti Albin Kurti nuk e njeh më realitetin!

Inflacioni në të gjithë Evropën, po shënohet me një shkallë të jashtëzakonshme në Kosovë.

E, sipas të parit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, fajtor për këtë është kryeministri Albin Kurti.

Abdixhiku ka publikuar një listë me shtetet evropiane dhe përqindjet e inflacionit, ku Kosova rënditet pothuajse në fund, para Rusisë e Ukrainës.

May be an image of text

Sipas kryetarit të LDK-së, Kurti është “i dehur nga jeta prej pushtetari”, dhe se Qeveria nuk po i del në krah popullit të saj, në këtë kohë krize.

Ky është reagimi i plotë i tij:

 Sepse në Evropë ‘nuk ka’ shpresë!

Popullisti Albin Kurti nuk e njeh më realitetin. I dehur nga jeta prej pushtetari, ai i ka krijuar vetes një Kosovë paralele ku gjërat s’mund të jenë keq kur ai vet është mirë. Prandaj ai sot nuk njeh rritjen e çmimeve e vështirësitë e familjeve kosovare.

Kosova është në krizë shumë më të thellë se çdo shtet evropian – e ne nuk kemi Qeveri që u del në krah qytetarëve të saj. As atëherë kur inflacioni arrinë frikshëm në 14.1% e as atëherë kur propozimet e zgjidhjet i ka që nga marsi i këtij viti në tavolinë.