75 Mall Live Search
16:50 / E Shtunë, 17 Maj 2025 / G T

Vetëm tri golë në të gjitha ndeshjet e Superligës pas pjesës së parë

Kanë përfunduar pjesët e para në të gjitha ndeshjet e Superligës së Kosovës, që po zhvillohen në të njëjtin orar.

Vetëm tri gola janë shënuar në këto takime, shkruan Indeksonline

Në ndeshjen, Dukagjini – Ferizaj janë shënuar dy dhe skuadra vendase po fiton me shifrat 2:0.

Kurse një gol tjetër është shënuar në ndeshjen mes Ballkanit dhe Llapit. Ekipi mysafir po fiton me rezultatin 0:1.

Pjesët e para në ndeshjet tjera janë mbyllur pa gola 0:0./Indeksonline./