18:54 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Vetëm Xhavit Ukaj votoi kundër projektligjit të propozuar nga Vjosa Osmani

Kuvendi i Kosovës ka votuar në shqyrtim të parë projektligjin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 të propozuar nga Vjosa Osmani.

Për këtë projektligj votuan 77 deputetë, kundër ishte 1 dhe 1 deputet nuk votoi.

I vetmi që votoi kundër ishte deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj, i cili para disa javësh kishte përplasje me Vjosa Osmanin.

Lidhur me këtë, ka reaguar deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu Hyseni.

“Projektligji kaloi në shqyrtim të parë. Kalon në Kuvend, shqyrtimi i parë i projektligjit për COVID 19. U votua unanimisht nga deputetët e Kuvendit të Republikës.

Vetëm një votoi kundër. Dhe ai ishte “pacifisti” Xhavit Ukaj. Dhe çka është më e keqja, me shumë krenari dhe buzëqeshje në fytyrën e tij të mbuluar nga maska (dhe jo vetëm nga një fatkeqësisht), e ngriti dorën.

Sepse thjeshtë, ai as nuk e kupton dhe as nuk dëshiron me kuptu rëndësinë e këtij projektligji”, ka deklaruar ajo. /Indeksonline/