75 Mall Live Search
11:50 / E Diele, 05 Tetor 2025 / Gj Sh

”Vetëm Zoti e di se sa kam luftuar”, Estevao flet pasi shënoi golin e parë me fanelën e Chelseas dhe të fitores ndaj Liverpulit

Chelsea arriti të fitonte derbin e javës ndaj Liverpulit, me rezultat 2-1.

Heroi i skuadrës londineze ishte talenti brazilian, Estevao, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi 18-vjeçar shënoi golin e fitores në minutën 90+5, gol ky i pari me fanelën e Chelseas i cili kishte vlerën e tre pikëve.

Ai ka reaguar pas këtij goli duke shprehur lumturinë dhe falënderoi zotin për këtë

“Nuk mund ta përshkruaj. Gjëja e parë që bëra ishte falënderimi i Zotit.

Vetëm Zoti e di se sa kam luftuar dhe punuar për të qenë këtu sot, dhe për të bërë krenar familjen time. Këtë gol ia dedikoj Zotit dhe familjes sime. Është e pabesueshme, e papërshkrueshme.

Shpresoj se është i pari nga shumë që u sjell shumë gëzim këtyre tifozëve.”, ka shkruar Estevao./IndeksOnline/