Vetëplagoset gjakovari pasi kishte dal për gjueti

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Gjakovë gjatë gjuetisë është plagosur me armë të gjuetisë në dorë.
Rasti është duke u hetuar ndërsa viktima është dërguar për trajtim.
“Është raportuar se një mashkull kosovar, është vet plagosur me armë të gjuetisë në dorë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës. Rasti nën hetime”, thuhet në raport, përcjell IndeksOnline.