09:42 / E Hënë, 18 Dhjetor 2023 / S Z

Vetëplagoset me armë gjuetie një person në Kaçanik

Një person është vetëplagosur me armë gjuetie në Kaçanik, derisa kishte qenë në pyll për gjah. I plagosuri pas tretmanit mjekësor në Ferizaj, është dërguar për trajtim të mëtejm në QKUK.

“Kaçanik / 17.12.2023 – 10:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ishte vet-plagosur me armë gjuetie derisa kishte qenë në pyll për gjah. I njëjti pas tretmanit mjekësor në Ferizaj është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut kompetent gjendja e tij është stabile. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma dhe një gëzhojë”, thuhet në raportin e policisë.