75 Mall Live Search
11:57 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vetëplagoset me armë zjarri një person në Deçan

Dje në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan një person është vetë plagosur aksidentalisht me armë zjarri. Me këtë rast ai ka pranuar tretman mjekësor, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

“Në vendin e ngjarës kanë dal njësitet përkatëse me ç ‘rast kane konfiskuar një pistolete me një karikator me pesë fishek të kalibrit 6.35 mm dhe një gushojë”, njofton policia.

I dyshuari është dërguar ne emergjencën e Pejës dhe pas tretmanit mjekësor është liruar.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.