Vetëplagoset me pushkë gjuetie në Prizren, dërgohet në QKUK
Një person është plagosur aksidentalisht në Prizren.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me rastin që ka ndodhur mbrëmë në orën 21:01.
“Viktima mashkull shqiptar ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që ishte plagosur me armë zjarri. Sipas viktimës, ai është vetëplagosur me pushkë gjuetie të cilën e ka me leje. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Pushka e gjuetisë është konfiskuar”./Indeksonline/