75 Mall Live Search
10:10 / E Diele, 18 Janar 2026 / B XH

Vetëplagoset një person në Deçan

Në Deçan, dje ka ndodhur një incident me armë zjarri.

Policia është njoftuar se një person, ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimit në gishtin tregues të dorës e që dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit.

Njësitë policore kanë kontaktuar me të lënduarin m/k dhe i njëjti ka deklaruar se është vetëplagosur.

“Si prova materiale policia ka sekuestruar një armë zjarri (revole) pa leje dhe një gëzhojë qe dyshohet se është e të njëjtës armë. Në konsultim me prokurorin kujdestar rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”.