75 Mall Live Search
18:33 / E Martë, 11 Qershor 2024 / FR

Vetëplagoset një person në Viti, policia jep detaje

Një person është vetëplagosur në Viti.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ku bëri të ditur se një person është plagosur në këmbë me pushkë ajrore.

“Një person është plagosur në këmbë me pushkë ajrore. Policia në vendin ngjarjes ka konfiskuar armën dhe disa diabolla. Rasti ka ndodhur në garazhin e shtëpisë së viktimës dhe nuk ka ndonjë indikacion që ai mund të jetë plagosur nga dikush. Me rastin po merret policia”, ka thënë Osmani.

Bëhet e ditur poashtu se personi në fjalë është trajtuar në QKMF në Pozheran e pastaj në Qendrën Emergjente në Gjilan.

Nga Prokurori i Shtetit rasti po cilësohet si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.