75 Mall Live Search
14:38 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Veteranët e UÇK-së dhurojnë 5 mijë euro për të prekurit nga tërmeti, në Shqipëri

Veteranët e UÇK-së dhurojnë 5 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është duke i përcjell me dhimbje lajmet për tërmetet që goditën Shqipërinë. “Me këtë rast, u shprehim ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre gjatë kësaj tragjedie, ndërsa të gjithë të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë”, thuhet në komunikatë. 

OVL e UÇK-së, do të ndihmojë me 5.000 euro  dhe u bën thirrje veteranëve të luftës, atyre që kanë mundësi, që të ndihmojnë në llogaritë bankare që me këtë rast i ka dhënë shteti shqiptar.