19:32 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Veteranët e UÇK-së, reagojnë ndaj deklaratave të kryetares së Gjykatës Speciale

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, në vizitën e saj të parë në Prishtinë, ka folur rreth procedurave të arrestimit dhe paraburgimi të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, ndaj të cilëve do të ngrihen aktakuzat të pretenduara për krime lufte.

Ndërkaq në anën tjetër Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati deklarime e Trendafilovës se Gjykata Speciale do ti ndjek individët e jo UÇK-në, i ka quajtur të kota sepse janë vetë individët që e kanë formuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe se çdo dënim i tyre dënohet edhe vetë lufta çlirimtare e UÇK-së.

“Ne nuk jemi kundër gjykatave por jemi kundër kësaj padrejtësie në këtë rast si gjykata Speciale e cila është komplet e njëanshme sepse do ti ndjek vetëm ish-pjesëtarët e UÇK-së. Ne nuk i kemi ikur asnjë herë asnjë gjykate por jemi kundër që kjo gjykatë është jashtë territorit të Kosovës, sepse ka qenë dashtë që kjo të funksionoj me prokuror dhe gjykatës. Ardhja e Trendafilovës nuk na ka befasuar e as nuk jemi kundër kësaj vizite, por jemi kundër qëllimit të pretendimeve të kësaj gjykate,  të cilës në nuk i besojmë fare sepse është e pa drejtë sepse formimi i saj është bërë për apetite të Serbisë”, ka thënë Gucati për Indeksonline.

Ndërkaq sa i përket reagimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ku disa prej tyre e lëshuar sallën në formë pakënaqësie ndaj gjykatës, Gucati ka thënë se këto veprime të tyre janë të kota sepse vetë deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë votuar Gjykatën Speciale, dhe kjo sipas tij le të jetë në ndërgjegje të vetë deputetëve pa dallim të cilës parti janë.

“Deklaratat e Trendalifovës se kjo gjykatë do ti ndjek individët dhe jo UÇK-së, janë të kota sepse individët e kanë formuar UÇK-në, ajo nuk ka pikur prej qielli. Kanë qenë po ata individ që do të ndiqen që e kanë formuar dhe kanë kontribuar për UÇK-në dhe për këtë vend, sepse çdo dënim i ish- pjesëtarëve do të thotë dënohet edhe vetë lufta e UÇK-së”, ka thënë Gucati. /Indeksonline/