75 Mall Live Search
17:34 / E Martë, 03 Gusht 2021 / OSH

Veteranët e UÇK-së zbarkojnë në Kroaci për përvjetorin e Olujës

Disa veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot kanë zbarkuar në qytetin e Kroacisë, Dubrovnik.

Ata do të marshojnë drejt qytetit Knin në rastin e Përvjetorit të “Olujës”.

IndeksOnline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

Pasi Kroacia kishte shpallur pavarësinë e saj më 8 tetor 1991, pakicat serbe në Kroaci votuan për pavarësinë nga Zagrebi për të formuar shtetin e tyre. E ashtuquajtura “Republika Srpska Krajina” Kninin si kryeqytet.

Në gusht 1995, Ushtria Kroate në një operacion të quajtur Operacioni Stuhia – i njohur ndryshe si Oluja.

Më 4 gusht 1995 Ushtria Kroate filloi një sulm të organizuar kundër “Republika Srpska”. Granatimet e Kninit gjithashtu filluan po atë ditë. Operacioni Stuhia zgjati nga 4 deri më 8 gusht 1995. Qëllimi i Oluja ishte të kapte zonat e supozuara të kapura nga serbët gjatë luftës në 1991./IndeksOnline/