Veteranët e VV-së, që nuk e kaluan pragun për deputetë
Lëvizja Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit duke marrë mbi 200 mijë vota. Por disa nga deputetët, figura të vjetra të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë arritur votat e mjaftueshme për t’u bërë deputetë.
Sami dhe Ismail Kurteshi të cilët kanë qenë deputetë në mandatet e kaluara nuk e kanë arritur pragun për deputetë.
Përveç dy ish-deputetëve Kurteshi pragun nuk e kanë kaluar as Xhelal Sfeçla dhe Shemsi Syla.
Sipas rezultateve që ende nuk janë certifikuar Vetëvendosje do të përfaqësohet në Parlament me 32 deputetë.