15:00 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Veteranët mblidhen para zyrave të tyre: Ne nuk kemi kryer krime

Pas arrestimit të kryetarit të OVL-UÇK-së Hysni Gucati dhe bastisjeve që ndodhën para 2 orësh në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së nga EULEX-i, kanë dal para ndërtesës së kësaj organizate, veteranët, të cilët po shprehin pakënaqësinë e tyre në lidhje me këtë situatë, raporton IndeksOnline.

“Ne nuk jemi ata që kemi bërë krime, krimet i ka bërë Serbia”, dëgjohet teksa flet njëri prej tyre.

Në anën tjetër përveç kreut të AAK-së dhe dy deputetëve të partisë së tij, deri më tani asnjë deklaratë nuk është bërë nga asnjë zyrtarë politik e shtetëror në lidhje me arrestimi e Gucatit dhe aksionin e EULEX-it në këto zyre./IndeksOnline