Veteranët në Skenderaj të revoltuar me vizitën e Dimal Bashës në Prekaz

Emin Lati nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Skenderaj ka reaguar ashpër ndaj vizitës së kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, në Kompleksin Memorial në Prekaz.
Lati në Klan Kosova tha se nuk ishte njoftuar për këtë vizitë dhe se, nëse do ta dinin më herët, do të kishin organizuar një protestë përreth memorialit për të penguar hyrjen e tij.
“S’e kom ditë që u ardhë se po të dija, na ishim mbledh me bo një protestë të vogël përreth me ia pengu vizitën,” tha ai i revoltuar.
Vizita e Bashës në Prekaz vjen pas polemikave të shkaktuara nga një shkrim i tij i vjetër, ku përmendej financimi i UÇK-së nga trafikantë droge, gjë që ka nxitur reagime të shumta nga veteranët dhe opinioni publik.