75 Mall Live Search
11:32 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Veteranët nuk do të dalin më në protesta, ministri jep lajmin

Pritjet dhe dalja në protesta e veteranëve për të marrë atë shumë të vogël të pensionit nuk do të përsëriten.

Viti 2018 nuk do t’i detyrojë veteranët e organizatave të dala nga lufta për të dalë në protesta për shkak të vonesave të dhënies së pensionit si në vitet e kaluar, pasi nuk do të ketë më vonesa në dhënien e tyre.

Këtë e ka konfirmuar për albeu.com edhe Ministri i Punës dhe Mirëqënies Sociale, Skender Reçica.

“MPMS në buxhetin e vitit 2018 ka paraparë mjete të mjaftueshme për pensionet e veteranëve të UÇK-së dhe nuk do të ketë asnjë vonesë ne pagesat e tyre”, u shpreh ministri.

Nga qeverisja e kaluar veteranët vazhdimisht u detyruan të dilnin në protesta për shkak të vonesave në dhënien e pensioneve.

Por marrja e statusit të veteranit është shoqëruar edhe me parregullësi. Qeveria e Kosovës nuk e di numrin e saktë të veteranëve të luftës.

Kjo pasi vazhdimisht është shtuar numri i tyre, edhe pasi Komisioni për njohjen e statusit të veteranëve përfundoi punën e vet.

Gjithashtu të gjitha aplikacionet, numri i të cilave kalon 65 mijë, kanë përfunduar në Prokurorinë e Shtetit, e cila ka nisur hetimet për të verifikuar manipulimet e mundshme gjatë këtij procesi.-Ervin Shkulaku.m

Temat: