14:16 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Veteranët refuzojnë ftesën e Haradinajt për homazhe te varri i Rugovës [Foto]

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, bëri homazhe tek te shtatorja e Zahir Pajazitit dhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Pas ceremonisë së vendosjes së luleve pranë shtatores së Zahir Pajaziti, Haradinaj teksa po përshëndetej me të pranishmit, i ftojë t’i bashkëngjiten për homazhe tek varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, por si duket ata nuk iu përgjigjën pozitivisht ftesës së kryeministrit.

Haradinaj homazhet gjatë ditës i vazhdojë edhe në Prekaz, te varrezat e familjes Jashari, e më pas do të vizitojë familjen Jashari.

Ndërsa homazhet që ishin paralajmëruar nga ora 13:00 e tutje janë anuluar për shkak të mbledhjes përgatitore në Korçë, njofton Zyra e Kryeministrit Haradinaj.